Ekspertët paralajmërojnë për ndërhyrje serbe dhe ruse në zgjedhjet e Kosovës

Platformat dhe institutet që monitorojnë dezinformimin dhe luftën hibride kanë paralajmëruar për përpjekje të vazhdueshme të Serbisë dhe Rusisë për të ndikuar në procesin zgjedhor në Kosovë, veçanërisht te komuniteti serb. Hulumtuesi i Hibrid.info, Festim Rizanaj, tha se Serbia përdor narrativa që i paraqesin zgjedhjet si të drejtuara kundër serbëve dhe promovon votimin për Listën Serbe përmes deklaratave të zyrtarëve dhe mediave serbe. Ndërkaq, hulumtuesi i Institutit Octopus, Gurakuç Kuçi, vlerësoi se Serbia dhe Rusia po vazhdojnë të përdorin metoda të luftës hibride, përfshirë kërcënimet, shantazhet, blerjen e votës dhe dezinformimin online për të ndikuar te votuesit serbë në Kosovë. Ai theksoi se presioni ndaj komunitetit serb ushtrohet edhe përmes skemave financiare, subvencioneve dhe kërcënimeve me largim nga puna, ndërsa dezinformatat e shpërndara në rrjetet sociale po paraqesin rrezik të shtuar për përçarje gjatë fushatës zgjedhore.

Kontrolloni gjithashtu

Stuhitë lënë pas dëme të mëdha në bujqësi, fermerët kërkojnë ndihmë urgjente

Reshjet e dendura të shiut dhe breshri që kanë përfshirë Kosovën gjatë dy ditëve të …