Ramush Haradinaj: Çdo rrugë që e forcon Kosovën duhet ndjekur, ushtria mban firmën time

Kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka falënderuar qytetarët e Deçanit për mbështetjen e treguar në tubimin zgjedhor, duke e cilësuar këtë komunë si simbol krenarie për mbarë kombin shqiptar. Haradinaj u shpreh optimist për të ardhmen e vendit, duke theksuar se me mbështetjen e qytetarëve dhe me Aleancën në udhëheqje, Kosova mund të arrijë zhvillim dhe sukses të madh. “Deçan, je krenaria e krejt shqiptarisë. Me ju si shembull, Kosova me Aleancën në krye, ka me u bo diamant”, ka shkruar ai. Gjatë fjalimit para mbështetësve, Haradinaj foli për rëndësinë e unitetit politik dhe kombëtar, duke theksuar se gjatë gjithë jetës së tij politike ka punuar për bashkimin e shqiptarëve dhe për avancimin e interesave shtetërore. Ai kujtoi bashkëpunimin me presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, si dhe me ish-presidentin Hashim Thaçi, duke thënë se këto partneritete kanë ndihmuar në realizimin e projekteve të rëndësishme shtetërore. “Nuk i kam nda njerëzit kurrë. Në luftë kemi qenë bashkë dhe bashkë e kemi mbrojtur vendin. Në vitin 2004 ia kam dhënë dorën presidentit Rugova për të ecur përpara, ndërsa në vitin 2017 bashkëpunuam për t’i shtyrë proceset shtetërore, duke përfshirë Trepçën dhe ushtrinë e Kosovës”, deklaroi Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Çitaku: Kosova e ka vendin në Evropë

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku bashkë me shefin e Kabinetit …