Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas publikimit të rezultateve preliminare të zgjedhjeve, kur mbi 90 për qind e votave ishin numëruar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kica-Xhelili ka ironizuar kryeministrin në detyrë dhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke e lidhur rezultatin zgjedhor me politikat financiare të qeverisë gjatë mandatit të kaluar. “I dha 200 milionë euro, i humbi 200 mijë vota!”, ka shkruar ajo në Facebook. Me këtë deklaratë, Kica-Xhelili ka lënë të kuptohet se, pavarësisht shpenzimeve dhe masave financiare të ndërmarra nga qeveria, Vetëvendosje ka pësuar rënie të mbështetjes elektorale krahasuar me zgjedhjet e mëparshme. Postimin e saj ajo e ka përmbyllur me mesazhin: “Kosovë, Republika ime”.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
