AKK dhe Kongresi i Këshillit të Evropës zotohen për forcimin e qeverisjes lokale

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi, ka takuar në Strasburg të Francës, Sekretarin e Përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, Mathieu Morin

Gjatë takimit Ibrahimi e informoi për funksionimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës, rolin dhe aktivitetet e saj si dhe për funksionimin e Komunave në Kosovë.

Njëkohësisht, ai e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale i Këshillit të Evropës i ka ofruar AKK-së dhe Komunave të Kosovës, veçanërisht në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira evropiane lidhur me funksionimin e pushtetit lokal dhe zbatimin e Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale.

Në anën tjetër, Morin ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit me Asociacionin e Komunave të Kosovës në fuqizimin dhe avancimin e qeverisjes lokale në Kosovë.

Bashkëpunimi me Kongresin mbetet i një rëndësie të veçantë për forcimin e demokracisë lokale, avancimin e vetëqeverisjes lokale dhe zhvillimin e kapaciteteve të komunave në Kosovë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Mijëra bashkëkombas që jetojnë në Zvicërr po protestojnë në Cyrih kundër vendimit të GJS ndaj drejtuesve të UÇK

Mijëra bashkëkombas që jetojnë në Zvicërr po protestojnë në Cyrih kundër vendimit te Gjykatës Speciale …