Ndahet nga jeta komandanti i UÇK-së, Sahit Jashari, njëri nga themeluesit e luftës çlirimtare

Mehmet Bislimi: Kur takohet jeta me vdekjen!

Me atë çast, do të ndeshemi të gjithë, varët se si do të ikim nga kjo botë: Disa do ikin në këmbë e pa u mbështetur askund, ashtu siç kanë rrugëtuar gjatë gjithë jetës, një pjesë tjetër do ikin kokë lartë e të buzëqeshur, një pjesë tjetër të humbur e ngërdheshur në të bërat dhe të pabërat e tyre për gjatë gjithë atij rrugëtimi që i thonë JETË.

Për burrat e dheut, do të rendojnë sa pesha e gurit, lotët që rrokullisen faqes së malit, do të ndalët për një çast se rrahur zemra e djalit, zemra e djalërisë, kambana e madhe e lirisë…
Po iku edhe Sahiti, një nder të parët e të arëve, që rroku armët e lirisë, për t’i bërë nder atdheut e Shqipnisë!

Tanimë e vet kuptueshme, sa mirë e kanë mësuar artin e ironisë smirëzezë disa dinozaurë të këtyre kohëve moderne:
Sa je gjallë të shajnë
Kur vdes të qajnë!

Po, Sahiti, luftëtarë i orëve të para iku.
Iku në heshtje, ashtu edhe siç veproj për gjatë jetës së tij.
Jeta u takua me vdekjen, në përleshje u shemb një shkëmb.
Dikush duhet ta kafshoj gjuhën me dhëmb.
Dikush lotin nuk mund ta ndalë.
Luftëtarët e lirisë po ikin për ditë.
Po ikin në heshtje.
Po ikin nga kjo botë.
Po ikin nga kjo shoqëri e përdalë.

Dhe vetëm atëherë ne kujtohemi:
Eh, iku, iku gjithë ai djalë.
Iku, iku një çlirimtar.
Çfarë nuk i thamë sa ishte gjallë.
Tani duhet pak edhe ta qajmë!…

Lamtumirë Luftëtarë i lirisë
Lamtumirë o djalë i Shqipnisë
Lamtumirë bashkëvendësi im
që nuk do të takoj më tek mali i lajthisë

12, qershor ‘26

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Osmani: ANALIZË DHE KRITIKË LETRARE E TREGIMIT “MËNDESHA” të autorit Muharrem Blakaj

Në tregimin “Mëndesha”, autori Muharrem Blakaj, sjell një nga rrëfimet më tronditëse dhe më simbolike …