Presioni për projektin e gazit amerikan rritet, Kurti përballet me kritika dhe paralajmërime për protesta

Thirrjet për pranimin e projektit të gazit amerikan në Kosovë po shtohen, ndërsa Qeveria në detyrë, e udhëhequr nga Albin Kurti, vazhdon të mos japë sinjale se do të ndryshojë qëndrimin e saj. Kritikat kanë ardhur nga ish-diplomatë amerikanë, opozita, përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe ekspertë të energjisë, të cilët e konsiderojnë projektin me rëndësi strategjike për vendin. Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka paralajmëruar se refuzimi i projektit të gazit të lëngshëm natyror (LNG) mund të ndikojë negativisht në interesimin e administratës amerikane për bashkëpunim me Kosovën. Sipas tij, administrata e presidentit Donald Trump ka qasje transaksionale dhe pret gatishmëri për bashkëpunim nga partnerët. Edhe partitë opozitare janë rreshtuar në mbështetje të projektit.  Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti se po nxit kundërshtimin ndaj projektit amerikan, ndërsa, Avdullah Hoti, ka kritikuar reagimin e institucioneve dhe ka paralajmëruar protesta në mbështetje të partneritetit energjetik me SHBA-në. Hoti u ka bërë thirrje odave ekonomike, organizatave të shoqërisë civile, bizneseve dhe qytetarëve që të mobilizohen në mbështetje të projektit dhe të aleancës strategjike mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Do ta shqyrtoja kandidaturën për president nëse propozohem nga opozita

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se do ta merrte …