Të hënën në sallën e kuvendit, me fillim në orën 10:00, Komiteti për Komunitete i Komunës së Rahovecit mbajti takimin e rregullt, të tretin për vitin 2026.
Ky ishte RENDI I DITËS për sot:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Informatë nga ZKKK-ja, rreth punës për vitin 2025;
3. Të ndryshme;
4. Vizitë në Lagjen e Epërme ku jeton komuniteti joshumicë.
Pika e fundit, me votim unanim, është shtyrë për mbledhjen e radhës.
Sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040, Komiteti për Komunitete është komitet obligativ dhe mandatohet për të siguruar respektimin e të drejtave dhe interesave të komuniteteve, duke dhënë rekomandime të shumta gjatë mbledhjeve përmes shqyrtimit të veprimeve dhe politikave të ndryshme.