Anketa e Komisionit Evropian: Shqipëria kryeson në Ballkan për mbështetjen ndaj anëtarësimit në BE, Kosova e dyta

Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të mbështetjes për anëtarësimin në Bashkimin Evropian në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, sipas një ankete të publikuar nga Komisioni Evropian. Sipas rezultateve, 92 për qind e qytetarëve të Shqipërisë mbështesin integrimin në BE, ndërsa Kosova renditet e dyta me 83 për qind të qytetarëve në favor të anëtarësimit. Komisioni Evropian thekson se qytetarët e vendeve partnere të zgjerimit vazhdojnë ta shohin anëtarësimin në Bashkimin Evropian si një investim për të ardhmen, duke e lidhur atë me forcimin e paqes dhe sigurisë, mundësi më të mëdha ekonomike dhe perspektiva më të mira për brezat e rinj. Anketa përfshin edhe vendet e Partneritetit Lindor, ku mbështetja për anëtarësimin në BE arrin në 71 për qind në Gjeorgji, 65 për qind në Ukrainë dhe 58 për qind në Moldavi. Në Turqi, 46 për qind e qytetarëve janë shprehur në favor të integrimit në Bashkimin Evropian. Sipas Komisionit Evropian, rezultatet dëshmojnë se zgjerimi vazhdon të shihet si një investim strategjik për të ardhmen e Bashkimit Evropian dhe të vendeve aspirante.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja: Të akuzuarit kanë të garantuar të drejtën e ankesës dhe mbrojtjen e të drejtave themelore

Gjykata Speciale ka publikuar një video në rrjetin social X, ku shpjegon kornizën ligjore që …