Qeveria e Kosovës parashikon rritje ekonomike 10 përqind, por këtë ekonomistët shprehen skeptik

Kosova rrezikon të humbasë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për shkak të vonesave në reforma

Kosova rrezikon të humbasë rreth 60 milionë euro nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, nëse deri më 30 qershor nuk arrin t’i zbatojë reformat e parapara në kuadër të këtij programi. Vendi duhet të përmbushë 13 hapat e parë reformues, por procesi është penguar nga mungesa e institucioneve funksionale dhe ngërçi politik, që ka bllokuar miratimin e ligjeve të nevojshme në Kuvend. Sipas vlerësimeve, mosrealizimi i këtyre reformave do të ndikonte drejtpërdrejt në humbjen e fondeve të Bashkimit Evropian, të cilat konsiderohen të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit. Reformat që duhet të përmbushen deri në fund të këtij muaji përfshijnë fusha si sundimi i ligjit, qeverisja, zhvillimi ekonomik, si dhe tranzicioni i gjelbër dhe ai digjital. Afati i radhës është fundi i muajit dhjetor, kur Kosova duhet të zbatojë edhe 27 reforma të tjera. Nëse edhe këto nuk realizohen, vendi rrezikon të humbasë mbi 165 milionë euro shtesë nga fondet e BE-së. Në kuadër të Planit të Rritjes, Bashkimi Evropian ka paraparë mbi 880 milionë euro në formë grantesh dhe kredish për Kosovën deri në fund të vitit 2027, me kusht që të përmbushen reformat dhe obligimet e përcaktuara.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja: Të akuzuarit kanë të garantuar të drejtën e ankesës dhe mbrojtjen e të drejtave themelore

Gjykata Speciale ka publikuar një video në rrjetin social X, ku shpjegon kornizën ligjore që …