Avdullah Hoti bën thirrje për reagim qytetar pas refuzimit të projektit të gazit amerikan

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar reagim qytetar ndaj Qeverisë së Kosovës lidhur me refuzimin e projektit për gazin amerikan, duke e cilësuar këtë çështje si të rëndësishme për orientimin strategjik të vendit. Përmes një reagimi publik, Hoti ka theksuar se Kosova duhet të ruajë orientimin e saj euroatlantik dhe partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas tij, qytetarët duhet të shprehin qartë mbështetjen për aleancën me SHBA-në dhe për vlerat euroatlantike. “Reagimi qytetar është i domosdoshëm për të treguar se populli i Kosovës mbetet fuqishëm i rreshtuar krah aleancës me ShBA-në dhe vlerave euroatlantike”, ka deklaruar Hoti. Ai ka shtuar se Kosova nuk duhet të largohet nga rruga që, sipas tij, e ka udhëhequr vendin deri në këtë fazë të zhvillimit dhe të partneritetit me aleatët perëndimorë.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Destabilizimi i Shqipërisë nuk i shërben shqiptarëve, Kosova s’duhet të ndërhyjë në protestat e Tiranës

Publicisti Behxhet Shala ka reaguar lidhur me protestat e vazhdueshme në Tiranë, duke i cilësuar …