Kryetari Ramosaj priti në takim veteranët e KF Deçani, Kampionë të Kosovës

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj i shoqëruar nga nën-kryetari, z. Sami Cacaj kanë pritur në takim ekipin e veteranëve të KF Deçani, për t’i uruar ata për titullin kampion të Kosovës.

“Sot mirëprita Klubin Futbollistik Veteranët – Deçani, të cilët na bënë krenarë duke u shpallur Kampionë të Kosovës.

Me përkushtimin, vullnetin dhe dashurinë që vazhdojnë të tregojnë për futbollin edhe pas shumë vitesh, ata dëshmojnë se sporti nuk njeh moshë dhe se sukseset arrihen me punë, disiplinë dhe këmbëngulje.

I përgëzova nga zemra për këtë arritje të jashtëzakonshme dhe u urova suksese edhe në garat e ardhshme.

Urime kampionë! Deçani krenohet me ju”, thuhet në postimin në Facebook, të kryetarit të komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Me 26 qershor në Ferizaj fillon Faza e Dytë e Dezinsektimit Hapsinorë

Komuna e Ferizajt përmes një njoftimi të postuar në Facebook, njofton qytetarët e Komunës së …