Duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-040, për Vetëqeverisje Lokale, Statutin e Komunës së Rahovecit. Nr. 1005 i datës, 29.3.2017 si dhe nenit 31 të Udhëzimit Administrativ MAPL Nr.04/2023 për Administratë të Hapur në Komuna, Zyra për Informim në bashkëpunim me Drejtorinë për Emergjenca, bën këtë:
NJOFTIM PUBLIK
LIDHUR ME ORGANIZIMIN E KONSULTIMIT PUBLIK PËR PLANIN OPERATIV EMERGJENT (LOKAL) PËR KOMUNËN E RAHOVECIT
Konsultimi publik do të mbahet me 10.07.2026, e premte, në Sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec, me fillim në orën 10:00.
Plani Operativ Emergjent (Lokal) për Komunën e Rahovecit do të jetë në konsultim publik nga data: 03.07.2026 deri më datë: 19.07.2026
Komentet dhe sugjerimet mund t’i dërgoni deri me datë 19P.7.2026 në ora 16:00, në emailet e zyrtarëve: [email protected] dhe [email protected].
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
