Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, gjatë festimeve për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Malin Rushmore, deklaroi se Amerika do të mbetet gjithmonë një vend i lirë dhe nuk do të bëhet kurrë një shtet komunist. Në fjalimin e tij, Trump vlerësoi historinë dhe fuqinë ushtarake të SHBA-së, duke theksuar se vendi ka ndërtuar ushtrinë më të fuqishme në botë dhe ka luajtur rol vendimtar në fitimin e dy luftërave botërore. Duke folur edhe për politikën e jashtme, ai tha se Irani është i interesuar për arritjen e një marrëveshjeje me Uashingtonin, ndërsa shtoi se administrata amerikane kishte pezulluar përkohësisht negociatat për shkak të ceremonive mortore të ish-udhëheqësit suprem iranian, Ali Khamenei. Trump paralajmëroi gjithashtu për atë që e quajti “ringjallje të kërcënimit komunist” në SHBA, duke e cilësuar komunizmin si një rrezik serioz për lirinë amerikane. “Amerika nuk do të jetë kurrë një vend komunist”, deklaroi ai, ndërsa u ndal edhe te politika e brendshme, duke u shprehur i bindur se republikanët do të vazhdojnë të fitojnë zgjedhjet nëse zbatohen politikat e tyre.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
