Propaganda serbe nuk e ndal zhvillimin e FSK-së dhe rrugën euroatlantike të Kosovës

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Dr. Dorajet Imeri, vlerëson se reagimet e vazhdueshme të mediave dhe politikës serbe ndaj zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë pjesë e një propagande që synon të zbehë përparimin e Kosovës në fushën e mbrojtjes. Sipas Imerit, pjesëmarrja e FSK-së në stërvitjen ndërkombëtare “Combat Power 26” në Kroaci, ku morën pjesë mbi 3.000 ushtarë nga vende partnere, përfshirë SHBA-në, Italinë, Shqipërinë dhe Kroacinë, dëshmon rritjen e bashkëpunimit dhe ndërveprueshmërisë së forcës me ushtritë aleate. Ai thekson se disa media serbe, në vend që ta trajtojnë këtë si një stërvitje të zakonshme shumëkombëshe, kanë përdorur gjuhë propagandistike dhe terminologji fyese ndaj Kosovës, me qëllim të ushqimit të narrativave politike. Imeri vlerëson se kundërshtimi i Serbisë ndaj zhvillimit të FSK-së është i motivuar politikisht, pasi një forcë më profesionale dhe më e integruar me partnerët perëndimorë, sipas tij, e forcon pozicionin ndërkombëtar të Kosovës dhe rrugën e saj euroatlantike. Në fund, ai thekson se Kosova ka të drejtë legjitime të zhvillojë institucionet e saj të sigurisë dhe të marrë pjesë në stërvitje ndërkombëtare me partnerët strategjikë, duke shtuar se propaganda nuk mund ta ndalë këtë proces.

Kontrolloni gjithashtu

Artan Behrami: Kurti me politikat e tij po favorizon ekonominë serbe në dëm të Kosovës

Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës nga PDK-ja, Artan Behrami, ka akuzuar kryeministrin në …