Në portalin “ZGJOHU SHQIPËTAR”, më datën 30 qershor 2026
Hamendësimet e pushtetit dhe kërkesat e Evropës!
Të pranohet hapja e kampeve për azil në Shqipëri për sirianët dhe arabët e tjerë. Kjo ka prapavijë në pozicionimin e mëtejmë të Shqipërisë në aleancat politike dhe gjeostrategjike.
Gjendja që e ka Shqipëria do të thotë t’ia derdhësh tërë kazanin me ujë në një gotë.
E para, mungon infrastruktura fizike, strehimi, vendqëndrimet, bujtinat dhe hapësirat!
Pastaj administrata dhe buxheti përkatës, ligjet dhe rregullat!
Nuk kemi vende pune për t’i punësuar as njerëzit tanë të Shqipërisë, e lëre më refugjatët.
Nuk ekzistojnë nivelet e kurseve dhe të pedagogëve kursdhënës, si dhe të kujdesit shëndetësor!
Transfertat, transporti dhe vendet ku internohen!
Duhet ta kemi parasysh se si integrohen këta të huaj?
Pjesa rurale nuk i duron fare, as pjesa urbane nuk i do. Ne shqiptarët nuk kemi traditë jetese me kultura të përziera!
Evropa premton joshje dhe para; do ta ketë Shqipërinë bahçe të rasadit!
Në anën tjetër, vetë Evropa nuk pranon azilkërkues ekonomikë dhe është në tentativë të mbylljes tërësisht të këtyre qendrave të azilit.
Por Shqipërisë ia kanë qëllim t’ia përziejnë strukturën demografike. Nuk e duan një Shqipëri nacionale; ata duan ta përziejnë racën shqiptare. Kjo u ka interesuar edhe në të kaluarën, që nga koha dardane e deri më sot.
Kjo nuk është në interesin tonë. Shqipëria është shtet i vogël dhe me një demografi homogjene; nuk mund të funksionojë me demografi heterogjene. Do të bëhet shtet jofunksional, vështirë të qeveriset dhe të ruhet stabiliteti i shtetit.
Ndarja në kantone apo federalizimi i Shqipërisë është vetëshkatërrimi i saj!
Pushtetarët lakmojnë të pasurohen me fondet evropiane dhe ato të OKB-së për refugjatët!
Mos të mendojë askush se kjo është e njëjtë sikur me shqiptarët e Kosovës gjatë luftës së fundit. Ndryshe janë lëvizjet apo shpërnguljet dhe strehimet e të njëjtit popull, me të njëjtën gjuhë e kulturë, me të njëjtat gjene, vëllezër!
Pushteti i Shqipërisë akoma shumë ka për të bërë për t’i rregulluar popullatën e vet të pastrehë, të papunësuar, pa të ardhura e të paevidentuar, si dhe pa statistika të kësaj kategorie!
Të pranohen të burgosur nga Europa, të pranohen avganë, iranianë, arabë e të tjerë në Shqipërinë, shtet i vogël, në pamundësi me i mbajtë popullsinë e vet, vetëm këto tri dekadat e fundit mbi një milion e gjysmë janë larguar nga Shqipëria; për mundësi jetese kanë dalë jashtë?!
Të ju krijohen kampe azili e përqendrimi sirianëve, palestinezëve, do të thotë ta përzish racën dhe ta krijosh Shqipërinë me demografi jo shqiptare!
Kjo do të ishte dukur sikur t’i përzish 10 dele tuat me 100 të huaja!
Ose aksionet një mijë euro tuat me njëqind mijë të tjerëve!
Shqipëria nuk është në “ankand”, është e jona, nuk duhet ta konsiderojmë sikur të ishte e huaj; edhe ne sikur duhet me u përpjekur me hyrë në aksione me të tjerët për Shqipërinë tonë!
Kjo kërkesë e europianëve ju ngjan kërkesave neokolonialiste! Si në kohën e kryqëzatave, vetëm këto zhvillime tani të kohës moderne!
Qëndrimet kolaboracioniste e lëpirëse e bëjnë punën e qenit të keq që ta sjellë ujkun në vathë!
Në fund të fundit, këta jo veç i bien ujkut në torishtë, po i hanë edhe delet bashkë me ata!
Nëse kushtëzimet europiane qenkan që ne shqiptarët të tjetërsohemi për t’u pranuar në Europë, ma mirë po rrimë rahat në kufijtë tanë!
NUK DUHET LEJUAR RIKOLONIALIZIME TË REJA NË SHQIPËRI, AS NË KOSOVË, PËR ASNJË ÇMIM!
Kosova me ligjin e kontrabanduar përmes Qeverisë e të aprovuar në parlamentin e qyqarëve, pa diskutim publik, pa referendum!
Kanë bërë punë për të tjerët, që tani kanë filluar të ndihen pasojat e marrjes së shtetësisë me një deklaratë të thjeshtë që e pranojnë shtetin e Kosovës si shtet të vetin dhe këta si shtetas të saj!
Pasojat e pesta janë një dyzinë në radhë, nga mundësitë e kthimit të kolonëve, të financimit e të harxhimit buxhetor pensional! Komplikime në menaxhim dhe funksionim të shtetit normal!
Kjo gjendje do të jetë e padurueshme, që e solli vetë Qeveria me votat e një partie në parlament, me një opozitë të lodhur e të papërgjegjshme, shurdhe e memece!
Këto veprime pa diskutim publik e pa referendum janë antipopullore dhe antikombëtare.
ZGJOHU POPULLI IM!
Rroftë populli shqiptar!
5 korrik 2026
Sadik Halitjaha
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
