Ftohen anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) të KK Rahovec, që të marrin pjesë në mbledhjen e gjashtë (6) për ketë vit kalendarik, e cila do të mbahet më 15 korrik 2026, (e mërkurë), me fillim në orën 10:00, në sallën e Kuvendit Komunal – Rahovec.
Për këtë mbledhje propozohet ky Rend Dite
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpallje me interes të përgjithshëm pjesës së parcelës, P-71510057-00956-0 në Rahovec;
3. Shqyrtimi i raportit 6-mujor, janar-qershor 2026;
4. Shqyrtimi i raportit 6-mujor i punës së zyrës së prokurimit për vitin 2026;
5. Të ndryshme