Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka vlerësuar se vendi ndodhet në një situatë të rëndë politike dhe institucionale, duke bërë thirrje për krijimin e institucioneve të reja përmes një pajtimi politik ndërmjet partive kryesore.
Përmes një postimi, Tahiri tha se Kosova po përballet me izolim ndërkombëtar, diplomaci të heshtur dhe vështirësi ekonomike, ndërsa theksoi se zgjidhja e vetme është arritja e një marrëveshjeje politike.
“Kosova me gjysmë qeveri e president, e izoluar, diplomacia e heshtur, ekonomia përtokë – vetëm krijimi i institucioneve të reja me pajtim politik të partive kryesore mund ta nxjerrin vendin tonë nga kjo gjendje të mjerueshme”, ka shkruar Tahiri.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
