Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar që Milorad Gjokoviq të shpallet fajtor për krime lufte dhe të dënohet me dënimin maksimal të paraparë me ligj, duke argumentuar se gjatë gjykimit është provuar përtej çdo dyshimi përfshirja e tij gjatë viteve 1998-1999, si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasje, tortura, arrestime, maltretime, dëbime, plaçkitje dhe shkatërrimin e pronës së civilëve shqiptarë në fshatin Ozdrim dhe zonat përreth Pejës. në krimet e kryera ndaj civilëve shqiptarë në rajonin e Pejës gjatë luftës së vitit 1999. Në fjalën përfundimtare para Gjykatës Themelore në Prishtinë, prokurori Ilir Morina deklaroi se Gjokoviq, i njohur me nofkën “Mici”, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe paramilitare serbe, mori pjesë në vrasjet e kryera më 7 maj 1999 në fshatin Ozdrim dhe në fshatrat përreth. Sipas Prokurorisë, dëshmitë e dëshmitarëve dhe provat materiale krijojnë një zinxhir të plotë provash që e lidhin të akuzuarin me vrasjen e Esat Morinës dhe me krime të tjera të kryera kundër popullsisë civile shqiptare. Morina tha se një dokument zyrtar i rezervistëve të policisë serbe e identifikon Gjokoviqin si pjesë të strukturave policore që vepronin në rajonin e Pejës gjatë luftës. Në seancë, i dëmtuari Ferat Morina tha se ia lë drejtësisë vendimin për përgjegjësinë e të akuzuarit, ndërsa kërkoi edhe kompensim për dëmet e pësuara si ish-i burgosur dhe për vrasjen e vëllait të tij.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
