Ramush Haradinaj: Vendimi i GJND-së vulosi shtetësinë e Kosovës dhe të drejtën e fituar me luftën çlirimtare

Ish Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 22 korrikun, ditën kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Haradinaj ka theksuar se ky vendim përbën një nga momentet më të rëndësishme në historinë e shtetësisë dhe shtetndërtimit të Kosovës. Sipas tij, vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i marrë më 22 korrik 2010, vulosi shtetësinë e Kosovës dhe të drejtën e saj të fituar me luftën çlirimtare, duke e cilësuar atë si një hap vendimtar drejt afirmimit të shtetit sovran. Ai ka theksuar se Kosova duhet të vazhdojë të ndjekë vlerat perëndimore dhe të forcojë partneritetin me miqtë dhe aleatët e saj, në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar këtë si rrugën e vetme për realizimin e objektivave shtetërore. “Në fund, Ramush Haradinaj ka uruar: “Zoti e bekoftë Kosovën!””

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria ngriti aktakuzë kundër 19 vetave, në mesin e tyre: Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Dardan Gashi e Nenad Rashiq

Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Milorad Gjokoviqin: Viktimat nuk kërkojnë hakmarrje, por drejtësi

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar që Milorad Gjokoviq të shpallet fajtor për krime lufte …