REFLEKTIMI I MUNGUAR NË “REFLEKTIMIN” E KRYEMINISTRIT
Të lumtë, Luan Rama, analizë e drejtë!
Për “reflektimin” e Kryeministrit Edi Rama për protestat e Bulevardit, siç i quan Edi Rama, “Flamingo”.
Më habit Kryeministri Edi Rama me projektin BESA. Sa dhe si e njeh ai dhe e përdor Kanunin e Lekë Dukagjinit?
Sipas kësaj norme, vetë fakti që dikush kërkon besë do të thotë se është fajtor përballë atij prej të cilit e kërkon; fajtori është ai që kërkon besë.
Kush duhet t’i japë besë dhe për sa kohë do ta ketë besën? Kush janë dorëzanët e marrëveshjes dhe të mbajtjes së besës?
Nëse nuk i jepet besa, a do të thotë se është i ngatërruar (në belá)? Nëse nuk i jepet besa, a mund të pasojë hakmarrja, pasi që kërkuesi ka kërkuar besë? Kërkuesi e ka pranuar fajin me vetë kërkesën për besë. Kryeministri kërkoi besë pa e pranuar fajin?!
Pastaj, Kryeministri shpiku dy slogane (deviza). Njëra ishte: kur populli e kishte gjendjen e keqe, ngushëllohej me thënien: “Ka edhe më keq!”
Tani, kur sipas Kryeministrit kemi zhvillim dhe shumë të mira, ai thotë: “Ka edhe më mirë!”
Dhe, sipas Edi Ramës, fakti që populli kërkon më mirë është arsyeja pse rrezikohet qeveria, pikërisht në kohën kur, sipas tij, po bën ndryshimet më të mëdha dhe më të mira.
Për asgjë tjetër të mos akuzohet kjo qeveri, përveç për faktin se e solli këtë gjendje me vendime të gabuara.
E vetmja rrugëzgjidhje është t’i pranojë gabimet dhe t’i korrigjojë, ose t’i ndalojë ato deri në mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, të cilat duhet të zhvillohen sa më parë, pas përcaktimit të rregullave zgjedhore, si dhe pas tërheqjes së vendimeve për:
- “Investimet Strategjike”;
- ligjin “Paketa e Maleve”;
si dhe ta kthejë Sazanin në statusin e mëparshëm, si strategji e sigurisë ushtarake.
Rroftë Shqipëria e Re e të gjithë shqiptarëve!
26 korrik 2026
Sadik Halitjaha
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
