Kosova pa asnjë kontratë lobimi në SHBA, shtohen pikëpyetjet për diplomacinë dhe marrëdhëniet me Uashingtonin

Kosova aktualisht nuk ka asnjë kontratë aktive lobimi të regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një situatë që ka nxitur debat mbi efektivitetin e diplomacisë kosovare në raport me aleatin e saj kryesor strategjik. Njohës të politikës amerikane vlerësojnë se mungesa e kontratave të lobimit tregon një zbehje të pranisë së Kosovës në Uashington, pikërisht në një periudhë kur, sipas tyre, angazhimi diplomatik duhej të ishte edhe më i fuqishëm. Nga ana tjetër, ka vlerësime se problemi nuk qëndron te mungesa e firmave të lobimit, por te mungesa e një strategjie të qartë të politikës së jashtme dhe e një diplomacie më aktive e më të koordinuar. Debati zhvillohet në një kohë kur marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së janë përballur me sfida të shumta. Dialogu Strategjik mes dy vendeve, i paralajmëruar prej kohësh, ende nuk ka nisur, ndërsa zyrtarët amerikanë kanë kërkuar vazhdimisht uljen e tensioneve në veri të Kosovës dhe përparim në dialogun me Serbinë. Uashingtoni ka theksuar në disa raste se pret një partner të qëndrueshëm dhe funksional në Prishtinë. Edhe ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka paralajmëruar se vendi rrezikon të humbasë besimin e SHBA-së nëse nuk ndërmerr hapat e nevojshëm. Megjithatë, ekspertët theksojnë se ai nuk mund të zëvendësojë diplomacinë shtetërore, por vetëm ta plotësojë atë. / ReL/

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj: Edhe opozita mban përgjegjësi për situatën politike në vend

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka deklaruar se edhe opozita mban …