Ramush Haradinaj pas takimit me admiralin e NATO-s: Anëtarësimi i Kosovës në Aleancë garanton sigurinë e rajonit

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim në Deçan me admiralin George M. Wikoff, komandant i Komandës Aleate të Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, ku u diskutua për sigurinë në Kosovë dhe perspektivën euroatlantike të vendit. Haradinaj, së bashku me kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që NATO dhe aleatët e saj i kanë dhënë Kosovës në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit. Ai theksoi se liria e Kosovës u arrit me ndihmën e aleatëve, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet anëtare të NATO-s, duke shtuar se partneriteti me ta mbetet i përhershëm. Haradinaj ritheksoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO është një objektiv strategjik, duke vlerësuar se përfshirja e vendit në Aleancën Veri-Atlantike do të forconte sigurinë jo vetëm të Kosovës, por të gjithë rajonit. “Anëtarësimi i menjëhershëm i Kosovës në NATO e përmbyll sigurinë e rajonit”, ka deklaruar Haradinaj pas takimit.

Kontrolloni gjithashtu

Vuçiqi viktimizohet në OKB, Mujanoviq e Serwer ia përplasin në fytyrë luftërat e Millosheviqit dhe Mlladiqin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nga foltorja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së u përpoq …