Tahiri takohet me Gucatin, në qendër të diskutimit gjendja dhe të drejtat e veteranëve të UÇK-së

Arian Tahiri ka zhvilluar një takim me kryetarin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati. Përmes një reagimi pas takimit, Tahiri ka bërë të ditur se biseda është përqendruar në çështjet aktuale me interes për vendin, si dhe në temat që lidhen me veteranët e luftës. “Përveç respektit për kontributin dhe sakrificën e veteranëve, zhvilluam një bisedë të hapur edhe për çështjet aktuale me interes për vendin”, ka shkruar Tahiri. Ai ka theksuar se takime të tilla do t’i vazhdojë në të gjitha komunat e Kosovës, duke vlerësuar se dialogu dhe bashkëpunimi janë të domosdoshëm në kohën aktuale. “Takime të tilla do t’i vazhdoj në të gjitha komunat e Kosovës, sepse dialogu dhe bashkëpunimi mbeten të domosdoshëm në kohët që po kalojmë”, ka deklaruar Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Haga heq kufizimet për disa vizitorë të Hashim Thaçit, ndalesa vazhdon për katër të tjerë

Gjyqtari Christopher Gosnell ka marrë më 21 shtator vendim për ndryshimin e kufizimeve lidhur me …