Vlora Çitaku: Zvarritja e konstituimit të Kuvendit është zgjedhje politike e Kurtit

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka akuzuar kryeministrin në detyrë dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, se po e zvarrit qëllimisht krijimin e institucioneve të reja. Sipas saj, mos propozimi i kandidatit për kryetar të Kuvendit në seancën e së enjtes dëshmoi se bllokada nuk është pasojë e rrethanave, por një zgjedhje politike e Vetëvendosjes. Çitaku theksoi se Gjykata Kushtetuese ka qenë e qartë se Kuvendi jo vetëm duhet të mblidhet, por edhe të konstituohet brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve. Ajo e cilësoi mosveprimin si “papërgjegjësi politike” dhe “shpërfillje të drejtpërdrejtë të rendit kushtetues”, duke shtuar se Kosova nuk mund të mbahet peng për shkak të kalkulimeve politike. “Albin, mjaft. Konstituoje Kuvendin menjëherë dhe lëre Kosovën të ecë përpara”, ka shkruar Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza kritikon VV-në: Po abuzohet me pozitën e kryesuesit

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje pas ndërprerjes së seancës konstituive të …