Nëntoger Kushtrim Derguti diplomon në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst

Nëntoger Kushtrim Derguti ka diplomuar me sukses në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst në Mbretërinë e Bashkuar, një nga institucionet më prestigjioze në botë për arsimimin dhe trajnimin e oficerëve ushtarakë. Lajmin e ka bërë të ditur Forca e Sigurisë së Kosovës, duke e cilësuar këtë arritje si një tjetër hap të rëndësishëm në profesionalizimin dhe zhvillimin e kuadrove të saj. Sipas FSK-së, gjatë studimeve në Sandhurst, Nëntoger Derguti u përball me sfida të shumta, duke forcuar aftësitë profesionale, lidershipin, disiplinën dhe gatishmërinë për të marrë përgjegjësi të reja në shërbim. “Diplomimi në Sandhurst shënon përfundimin e një kapitulli të rëndësishëm dhe fillimin e një përgjegjësie edhe më të madhe në shërbim të vendit dhe paqes në botë”, thuhet në njoftimin e FSK-së. FSK thekson se ky sukses dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të pjesëtarëve të saj për ngritje profesionale dhe përfaqësim dinjitoz të Kosovës në institucionet më të njohura ushtarake ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani kritikon VV-në për mungesën në Kuvend: “Joseriozitet total”

Deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, ka kritikuar ashpër deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje për mungesën e …