BE-ja paralajmëron Kosovën: Vonesat institucionale rrezikojnë fondet e Planit të Rritjes

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se vonesat në funksionalizimin e institucioneve të Kosovës mund të rrezikojnë përfitimin nga fondet e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Një zëdhënës i Komisionit Evropian ka kërkuar dialog efikas ndërpartiak dhe një qëllim të përbashkët për zbatimin e reformave të kërkuara. Paralajmërimi vjen në kohën kur Kosova po përballet me bllokadë institucionale, pas dështimit të konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së presidentit të ri. BE-ja u ka bërë thirrje aktorëve politikë të sigurojnë stabilitet institucional dhe që institucionet të konstituohen pa vonesa të mëtejshme. Sipas Komisionit Evropian, vonesat mund të pengojnë reformat dhe të ndikojnë në përfitimin e Kosovës nga fondet e BE-së. Kosova ka bërë kërkesën e parë për disbursimin e fondeve më 15 korrik 2026, ndërsa Komisioni Evropian po vlerëson hapat e ndërmarrë në kuadër të reformave. Kërkesa lidhet me reforma që duhej të përmbusheshin në dhjetor 2024, qershor 2025 dhe qershor 2026. Në fund të këtij viti skadon edhe afati për 27 hapa reformues. Nëse këta hapa nuk përmbushen, Kosova rrezikon 165.9 milionë euro. Në kuadër të Agjendës së Reformave, Kosova duhet të zbatojë gjithsej 111 hapa në administratën publike, sundimin e ligjit, energji, digjitalizim, sektorin privat dhe arsim.

Kontrolloni gjithashtu

Naim jakaj

IKD: Vazhdimi i seancës më 8 gusht solli shkelje të reja kushtetuese, Dehari po e instrumentalizon funksionin

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj, ka deklaruar se vazhdimi …