Besnik Tahiri

Besnik Tahiri i kërkon takim Deharit për koordinimin e seancës së radhës së Kuvendit

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, i ka drejtuar një kërkesë zyrtare kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, për realizimin e një takimi konsultativ me qëllim përgatitjen e vazhdimit të punimeve të Kuvendit.  Përmes një deklarate publike, Tahiri ka bërë të ditur se takimi është propozuar të zhvillohet brenda ditës së sotme në ambientet e Kuvendit, me synim që seanca e radhës të mbahet ditën e nesërme, në përputhje me Rregulloren e Punës së Kuvendit. Ai nënvizoi se kjo nismë ndërmerret në frymën e përgjegjësisë institucionale dhe procedurale, ndërsa paralajmëroi se pas takimit të propozuar opozita do të prononcohet për mediat nga holli i Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku kritikon Kurtin nga protesta para Qeverisë: “Nuk jemi këtu për puç, eja në Kuvend”

Nënkryetarja dhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i ka bërë thirrje kryeministrit …