Brickos

Junker

Zhan Klod Junker, kritikoi ashpër vendet anëtare të BE-së për dështim në trajtimin e krizës me emigrantë

Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod  Junker, kritikoi ashpër vendet anëtare të BE-së për dështim në trajtimin e krizës me emigrantë. Ai tha se vendet anëtare nuk duan të marrin refugjatë nga Greqia dhe Italia, që janë të mbipopulluara, shpesh për faktin se emigrantët janë myslimanë. “Disa shtete të BE-së besojnë se ne jemi vende katolike dhe nuk kemi hapësirë për myslimanët”, tha Junker. “Ky lloj arsyetimi është i papranueshëm. Njerëzit janë në rend të parë, pastaj feja”, shtoi ai . Në shtator të vitit 2015, vendet e BE-së kanë votuar për shpërndarjen e 160,000 emigrantëve që ndodhen në Greqi dhe Itali përgjatë dy vjetëve. Deri më tash, vetëm rreth 5,000 emigrantë janë rivendosur në një shtet tjetër. Me këtë ritëm, do të duhen gati dy dekada për të arritur qëllimin.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …