Lumir Abdixhiku refuzon takimin me Haxhiun: LDK-ja pranon të bisedojë vetëm me Kurtin

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu. Abdixhiku ka argumentuar se Haxhiu është deputete dhe se LDK-ja nuk e sheh të arsyeshme zhvillimin e një takimi politik në këtë format. Sipas tij, për tejkalimin e ngërçit institucional, LDK-ja është e gatshme të ulet në tryezë me kryeministrin në detyrë dhe liderin e LVV-së, Albin Kurti. Vendimi i Abdixhikut vjen në një kohë kur Kuvendi vazhdon të mbetet i pakonstituuar, ndërsa partitë politike nuk kanë arritur ende marrëveshje për zhbllokimin e institucioneve dhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Kontrolloni gjithashtu

Gjeneral Kudusi Lama kërkon shpalljen e Gjykatës Speciale të paligjshme dhe të pavlefshme

Gjenerali Kudusi Lama ka deklaruar se Gjykata Speciale në Hagë nuk duhet të ketë më …