Artan Behrami: Kurti, gjithmonë ka ikur nga betejat

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka adresuar kritika të ashpra ndaj kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke e akuzuar se ka shmangur përballjet në momente të rëndësishme politike dhe historike për Kosovën. Behrami, përmes një reagimi në rrjetet sociale, ka renditur disa prej ngjarjeve dhe proceseve të rëndësishme, duke pretenduar se Kurti ka munguar në to. “I shkoi jeta tu fsheh. Fshehu në luftë. Fshehu në Rambuje. Fshehu në Vjenë. Fshehu në Ditën e Pavarësisë. Fshehu në Ditën e Ushtrisë. Gjithmonë tu ikë prej betejave. Frikacak bre!”, ka shkruar Behrami. Kritika e deputetit të PDK-së vjen në kohën kur vendi po përballet me një situatë të zgjatur politike dhe institucionale, ndërsa partitë opozitare kanë shtuar presionin ndaj Kurtit dhe Vetëvendosjes. Deklaratat e Behramit janë pjesë e përplasjes së vazhdueshme politike mes PDK-së dhe Vetëvendosjes lidhur me zhvillimet e fundit në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: UDB-ja kishte interesin kryesor për eliminimin e Jusuf, Kadri dhe Bardhosh Gërvallës

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka deklaruar se UDB-ja jugosllave kishte interesin kryesor për vrasjen …