Sami Lushtaku: Më 1 shtator, komunat protestojnë kundër centralizimit të pushtetit

Sami Lushtaku ka njoftuar se më 1 shtator, nga ora 11:00, komunat e Kosovës do të protestojnë para Qeverisë, duke kundërshtuar, siç ka thënë ai, cenimin e kompetencave kushtetuese dhe dobësimin e pushtetit lokal. Lushtaku ka kritikuar Qeverinë për mënyrën e trajtimit të Kontratës Kolektive, duke pretenduar se barra financiare u është bartur komunave dhe se kjo ka rënduar buxhetet e tyre me qindra miliona euro, mjete që, sipas tij, do të duhej të përdoreshin për shkolla, rrugë, çerdhe, shërbime publike dhe investime. Ai ka kundërshtuar gjithashtu ndryshimet ligjore që, sipas tij, synojnë t’ua kufizojnë gradualisht komunave kompetencat në fusha si prona komunale, inspektorati dhe mbikëqyrja e tregut. Lushtaku e ka cilësuar protestën si një përballje për mbrojtjen e vetëqeverisjes lokale dhe ka kërkuar që kompetencat e komunave të mos centralizohen. “1 shtatori është betejë për të gjitha komunat, për qytetarët, ligjshmërinë dhe demokracinë në Kosovë”, ka shkruar Lushtaku, duke u bërë thirrje komunave që të bashkohen në protestën para Qeverisë.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: 27 vjet pas luftës, ende kërkojmë përgjigje – Ku janë të zhdukurit me dhunë?

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka përkujtuar 30 Gushtin, Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, duke …