Edi Rama: Liri për çlirimtarët, Hashim Thaçi do të triumfojë me forcën e së vërtetës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke shprehur bindjen se ai do të triumfojë dhe se e vërteta do të dalë në pah. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka përsëritur mbështetjen e tij për çlirimtarët, duke e nisur mesazhin me thirrjen “LIRI PËR ÇLIRIMTARËT”. Rama ka theksuar se, ashtu siç ka deklaruar edhe vetë Thaçi, liria nuk mund t’i merret askujt dhe se besimi në liri ka qenë një nga shtyllat e rrugëtimit të Kosovës drejt çlirimit. “Siç e ka thënë vetë Hashimi, lirinë nuk ia merr dot askush, askund. Dhe ashtu siç Kosova triumfoi duke besuar te liria edhe kur s’kishte askënd e asgjë përpos etjes së vet për liri, ashtu do të triumfojë edhe Hashim Thaçi me forcën e të vërtetës së tij”, ka shkruar Rama. Ai ka vlerësuar gjithashtu se vitet e kaluara në paraburgim nuk e kanë zbehur, por, sipas tij, e kanë forcuar edhe më shumë këtë të vërtetë, duke e lidhur atë edhe me mbështetjen e shqiptarëve. “Vitet e burgut veç e kanë bërë më të madhe, bashkë me mbështetjen e krejt shqiptarisë”, ka përfunduar kryeministri shqiptar.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 21 mijë lindje në Kosovë gjatë nëntë muajve të vitit 2026

Në Kosovë janë regjistruar 21 mijë e 136 lindje gjatë periudhës janar-shtator 2026, sipas të …