Tromp: Tre skenarë të mundshëm për verdiktin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së

Ish-hetuesja e Tribunalit të Hagës në rastin e Sllobodan Millosheviqit, Nevenka Tromp, ka vlerësuar se përfundimi i procesit gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit mund të shkojë në tri drejtime të ndryshme. Tromp ka thënë se parashikimi i verdiktit është tejet i vështirë, por, bazuar në analizën e saj, ekzistojnë tri skenarë të mundshëm. Sipas saj, skenari i parë është që të katër të akuzuarit të shpallen të pafajshëm, ndërsa skenari i dytë parasheh që të katër të shpallen fajtorë dhe të dënohen për një ose më shumë pika të aktakuzës. Skenari i tretë, sipas Trompit, është që disa prej të akuzuarve të dënohen, ndërsa të tjerët të shpallen të pafajshëm. “Është një situatë shumë e vështirë për të parashikuar diçka. Meqenëse jam e trajnuar në shkenca politike, jam mësuar t’i analizoj skenarët e paparashikueshëm”, ka deklaruar Tromp. Ajo ka theksuar se, në këtë fazë, asnjëri prej këtyre tre skenarëve nuk mund të përjashtohet.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 21 mijë lindje në Kosovë gjatë nëntë muajve të vitit 2026

Në Kosovë janë regjistruar 21 mijë e 136 lindje gjatë periudhës janar-shtator 2026, sipas të …