Ardian Gjini në “Marshin për Liri”: Ata që luftuan për lirinë e Kosovës nuk janë fajtorë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, iu drejtua pjesëmarrësve të “Marshit për Liri”, duke shprehur mbështetjen e tij për krerët e UÇK-së dhe duke theksuar se lufta e tyre për çlirimin e vendit nuk duhet të shndërrohet në arsye për persekutim.

“Këta katër burra kanë luftuar kundër atyre që i kanë mbushur me trupa qytetarët tanë, kanë luftuar kundër atyre që i kanë vrarë fëmijët e vet, vetëm për t’ua lënë fajin çlirimtarëve. Andaj, ata që kapën pushkën për liri nuk janë fajtorë”, deklaroi Gjini.

Ai tha se luftëtarët e lirisë duhet të nderohen dhe jo të persekutohen, duke përcjellë një mesazh të fortë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

“Ne duhet t’i nderojmë luftëtarët e lirisë e jo t’i persekutojmë. Presim edhe tri ditë, por mos harroni se ata që kanë kryer krime janë kulmi i poshtërsisë”, u shpreh kryetari i AAK-së.

Fjala e Ardian Gjinit u mbajt në kuadër të tubimit në mbështetje të çlirimtarëve të Kosovës, në prag të shpalljes së vendimit përfundimtar të Gjykatës Speciale.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 21 mijë lindje në Kosovë gjatë nëntë muajve të vitit 2026

Në Kosovë janë regjistruar 21 mijë e 136 lindje gjatë periudhës janar-shtator 2026, sipas të …