Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Kujtim Shalën nënkryetar nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në votimin e zhvilluar në seancë, Shala ka marrë 75 vota për, një votë kundër dhe katër abstenime, duke siguruar mbështetjen e nevojshme për të marrë këtë pozitë në Kryesinë e Kuvendit. Me përfundimin e votimit dhe marrjen e shumicës së kërkuar, Shala është konfirmuar zyrtarisht si nënkryetar i Kuvendit. Zgjedhja e tij vjen në kuadër të procesit të konstituimit dhe funksionalizimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
