Gresë Jakup Krasniqi: Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës

Gresë Jakup Krasniqi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar atë si një padrejtësi të madhe.

Në një reagim drejtuar qytetarëve të Kosovës, Krasniqi ka thënë se vendimi është i padrejtë dhe se, sipas saj, ai i vendos një “njollë të zezë” UÇK-së dhe barazon viktimën me agresorin.

Ajo ka shkruar se katër ish-krerët e UÇK-së luftuan, sipas saj, për të mbrojtur familjet dhe shtëpitë e tyre nga dhuna, dëbimet, vrasjet dhe shkatërrimet gjatë luftës në Kosovë.

Krasniqi ka përmendur edhe faktin se babai i saj, Jakup Krasniqi, ish-zëdhënës i UÇK-së, u dënua, ndërsa ka krahasuar këtë me situatën e Ivica Daçiqit, i cili në atë kohë ishte zëdhënës i palës serbe dhe vazhdon të jetë aktiv në politikën e Serbisë.

“Natyrisht, ky vendim na ka lënduar dhe na ka zhgënjyer, por kurrë nuk do të na thyejë dhe kurrë nuk do të na dorëzojë”, ka shkruar ajo.

Gresë Krasniqi ka deklaruar se vazhdon të besojë në pafajësinë e babait të saj, Jakup Krasniqit, si dhe të Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

“Krenaria mbetet. E vërteta mbetet. Ne do ta vazhdojmë luftën për liri dhe drejtësi!”, ka përfunduar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Haga rrëzon akuzën për krime kundër njerëzimit ndaj Thaçit, Krasniqit, Veselit e Selimit

Trupi gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ka rrëzuar akuzën për krime …