Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, OVLUÇK, ka reaguar ashpër pas aktgjykimit në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Në reagimin publik, OVLUÇK-ja e ka kundërshtuar kategorikisht aktgjykimin, duke e cilësuar atë si goditje ndaj luftës çlirimtare dhe sakrificës së popullit të Kosovës. “Asnjë vendim nuk mund ta rishkruajë luftën tonë çlirimtare apo të njollosë ata që luftuan për liri”, thuhet në reagimin e veteranëve. Sipas OVLUÇK-së, lufta e UÇK-së është pjesë e historisë së përjetuar të popullit të Kosovës dhe nuk mund të përcaktohet vetëm përmes një vendimi gjyqësor. “Që në fillim e kemi quajtur politike këtë gjykatë dhe procesi na dha të drejtë”, thuhet më tej në reagim, ku aktgjykimi cilësohet si “turp për drejtësinë ndërkombëtare” dhe “një njollë që do të mbetet gjatë”.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
