Gucati

Hysni Gucati pas aktgjykimit në Hagë: “Nuk duhet t’i humbim shpresat, mbetet apeli”

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar ashpër pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, duke shprehur zhgënjimin e tij ndaj vendimit. Gucati e ka cilësuar Gjykatën Speciale si “gjykatë të tmerrshme dhe kriminale”, ndërsa ka deklaruar se aktgjykimi, sipas tij, i ka shërbyer Serbisë dhe Rusisë. “Sot gjykata arriti të kënaqë Serbinë dhe Rusinë me këto dënime”, ka deklaruar Gucati. Ai ka bërë thirrje që pas këtij vendimi të mos humben shpresat, duke theksuar se beteja ligjore nuk ka përfunduar dhe se mundësia e apelit mbetet e hapur. “Shpresat tani mbeten te procesi i apelit”, ka thënë Gucati.

Kontrolloni gjithashtu

Rexhep Selimi

Rexhep Selimi dënohet me 13 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë

Gjykata Speciale në Hagë ka dënuar me 13 vjet burgim ish-kreun e Ushtrisë Çlirimtare të …