Bedri Hamza pas aktgjykimit në Hagë: “Agresori ishte Serbia, viktima ishte Kosova”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar vendimin si të padrejtë dhe të papranueshëm.  Hamza ka deklaruar se me këtë aktgjykim është goditur, sipas tij, e drejta e popullit të Kosovës që luftoi për liri, mbijetesë dhe çlirim nga regjimi serb. “Agresori ishte Serbia, viktima ishte Kosova!”, ka shkruar Hamza, duke theksuar se PDK-ja e kundërshton vendimin dhe e konsideron atë të padrejtë. Sipas Hamzës, lufta e UÇK-së ishte “e drejtë, mbrojtëse dhe çlirimtare”, ndërsa përgjegjësinë për luftën dhe krimet e kryera ndaj shqiptarëve të Kosovës ia atribuon regjimit të Serbisë. Ai ka kritikuar gjithashtu përdorimin e materialeve dhe pretendimeve që, sipas tij dhe qëndrimit të PDK-së, janë përdorur ndër vite për ta kriminalizuar luftën e UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Rexhep Selimi

Rexhep Selimi dënohet me 13 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë

Gjykata Speciale në Hagë ka dënuar me 13 vjet burgim ish-kreun e Ushtrisë Çlirimtare të …