Hashim Thaçi dënohet me 25 vjet burgim për krime lufte

Gjykata speciale në Hagë kanë shpallur fajtor ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, duke e dënuar me 25 vjet burgim. Sipas aktgjykimit të shpallur sot, Trupi Gjykues e ka shpallur Thaçin penalisht përgjegjës për disa vepra penale të përfshira në aktakuzë, ndër to vrasje, torturë, trajtim mizor dhe ndalim të paligjshëm, të lidhura me krime të kryera gjatë luftës në Kosovë. Thaçi është mbajtur në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Procesi gjyqësor ndaj tij dhe tre të bashkëakuzuarve kishte nisur në prill të vitit 2023 dhe është zhvilluar për më shumë se tre vjet. Vendimi i shpallur sot është aktgjykim i shkallës së parë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Vendimi i Hagës është i padrejtë, beteja duhet të vazhdojë

Ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të …