Franca pas verdiktit të Hagës: Vendimi mund të apelohet, mbështetja për pavarësinë e Kosovës mbetet e palëkundur

Franca ka reaguar pas aktgjykimit dënues të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, duke përsëritur mbështetjen për këtë gjykatë dhe për luftën kundër pandëshkueshmërisë. Në reagimin e saj, Franca ka theksuar se vendimi i marrë në çështjen “Thaçi dhe të tjerët” mund të apelohet dhe shënon përfundimin e gjykimeve të shkallës së parë pranë Dhomave të Specializuara, me përjashtim të rasteve që lidhen me vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. “Franca përsërit mbështetjen e saj për gjykatën speciale dhe riafirmon përkushtimin e saj në luftën kundër pandëshkueshmërisë”, thuhet në reagim. Po ashtu, Franca ka riafirmuar mbështetjen e saj të palëkundur për pavarësinë e Kosovës dhe institucionet e saj, duke e bërë të qartë se qëndrimi i saj ndaj shtetësisë së Kosovës mbetet i pandryshuar edhe pas aktgjykimit të fundit në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Le Monde për verdiktin e Hagës: Thaçi dënohet me 25 vjet, gjykata përballet me kritika për provat nga Beogradi

Gazeta franceze “Le Monde” aktgjykimin e Hagës e cilëson si një vendim që pritet të …