Pas aktgjykimit të fundit në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, disa deputetë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike në Shqipëri janë shfaqur publikisht me simbole të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në veshjet e tyre. Përmes këtij gjesti, deputetët kanë shprehur solidaritetin e tyre me ish-drejtuesit e UÇK-së dhe me Kosovën, duke përcjellë një mesazh mbështetjeje pas vendimit të Gjykatës Speciale.