Nevenka Tromp: Specialja u krijua për ta kënaqur Serbinë, jo për drejtësi

Hulumtuesja e Tribunalit të Hagës, Nevenka Tromp, ka kritikuar ashpër Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke thënë se ato u krijuan në vitin 2015 nën trysninë ndërkombëtare dhe me pritjen se lëshimet ndaj Serbisë do të ndihmonin në procesin e njohjes së Kosovës. Duke komentuar aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, Tromp tha se në apel më shumë pret ndryshime të pjesshme sesa rrëzim të plotë të vendimit. Sipas saj, një nga pikat më të diskutueshme është mënyra se si trupi gjykues ka trajtuar përgjegjësinë individuale të të dënuarve dhe konstatimin për ekzistencën e një “qëllimi të përbashkët kriminal”. Tromp kritikoi edhe përmendjen në aktgjykim të disa ish-komandantëve të UÇK-së që nuk ishin të akuzuar në këtë proces. Ajo vlerësoi se vendimi mund të ndikojë në besimin e publikut në drejtësinë ndërkombëtare dhe të përdoret politikisht në Kosovë e Serbi. Sa i përket të ardhmes së Gjykatës, Tromp tha se shpërbërja e saj është ligjërisht e mundshme, por do të kërkonte ndryshime kushtetuese dhe do të ishte politikisht e vështirë.

Kontrolloni gjithashtu

Rexhep Qosja, në ditarin e tij të pabotuar: “KOSOVË! KOSOVË! ÇKA PRITE!”

Shënimet e 4 dhe 5 nëntorit 2020 dëshmojnë tronditjen e akademikut për arrestimin dhe dërgimin …