Ali Ahmeti pas dënimit të krerëve të UÇK-së: Drejtësia nuk mbrohet me standarde të dyfishta

Bashkimi Demokratik për Integrim, parti e drejtuar nga Ali Ahmeti, ka reaguar ndaj deklaratave të partive politike maqedonase lidhur me proceset gjyqësore në Hagë, duke kërkuar saktësi juridike dhe respektim të standardeve të njëjta të drejtësisë. Në reagimin e saj, BDI ka theksuar se Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë dhe Dhomat e Specializuara të Kosovës janë dy institucione juridikisht dhe institucionalisht të ndryshme. Sipas kësaj partie, mandatet dhe statusi juridik i tyre nuk mund të barazohen. “Drejtësia kërkon standarde të njëjta, por edhe saktësi juridike. Hagë nuk do të thotë automatikisht i njëjti tribunal, i njëjti mandat dhe i njëjti status juridik”, thuhet në reagimin e BDI-së. Partia e Ali Ahmetit ka kërkuar respektimin e procedurave gjyqësore, të drejtës së ankesës dhe prezumimit të pafajësisë, duke paralajmëruar se politizimi i drejtësisë dhe barazimi i proceseve juridikisht të ndryshme mund të ndikojnë në rritjen e tensioneve ndëretnike.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza takohet me liderët politikë pas aktgjykimit të Hagës: “Biseduam për seriozitetin e situatës”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka zhvilluar të enjten takime të ndara …