Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka zhvilluar të enjten takime të ndara me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, pas aktgjykimit të gjykatës speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Hamza ka bërë të ditur se takimet janë zhvilluar me kërkesën e tij, ndërsa në to është diskutuar për situatën e krijuar në vend, sfidat me të cilat po përballet Kosova dhe mundësitë e bashkëpunimit politik në këtë periudhë. “Me kërkesën time, pas vendimit në Hagë, u takova ndaras me tre liderët e partive parlamentare, z. Kurti, z. Abdixhiku dhe z. Gjini. I falënderoj të tre për takimet. Ne biseduam për seriozitetin e situatës së krijuar, sfidat me të cilat po përballemi, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në këtë periudhë të rëndësishme për popullin dhe shtetin tonë”, ka shkruar Hamza.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
