Altin Krasniqi ka reaguar pas aktgjykimit të Hagës, duke thënë se lufta e Kosovës ishte luftë për liri dhe dinjitet pas dekadash shtypjeje. Ai tha se vendimi prek sakrificën e dëshmorëve, veteranëve, të zhdukurve, fëmijëve dhe të burgosurve politikë, ndërsa theksoi se përballë këtij aktgjykimi nuk duhet të ketë dorëzim. Krasniqi u bëri thirrje shqiptarëve dhe partive politike që t’i lënë mënjanë dallimet dhe të bashkohen për të kërkuar rrugë ligjore që garantojnë, sipas tij, një proces të drejtë, të paanshëm dhe të bazuar në prova. “Nuk u dorëzuam!”, tha ai, duke shtuar se lufta për drejtësi nuk duhet të jetë çështje e një familjeje apo partie, por një angazhim i përbashkët.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
