Bedri Hamza: Flora Brovina mbetet simbol i qëndresës dhe atdhedashurisë

Partia Demokratike e Kosovës ka nderuar veprimtaren, mjeken dhe intelektualen Flora Brovina, në një Akademi Përkujtimore të mbajtur në Prishtinë. Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, së bashku me deputetë, anëtarë të Kryesisë dhe bashkëpunëtorë, mori pjesë në akademi dhe bëri homazhe në Kuvendin e Kosovës. Hamza vlerësoi kontributin e Brovinës në shërbim të Kosovës dhe qytetarëve të saj, duke e cilësuar atë simbol të qëndresës, humanizmit dhe atdhedashurisë. “Flora Brovina do të mbetet përgjithmonë një simbol i qëndresës, i humanizmit dhe i atdhedashurisë”, ka theksuar Hamza.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu për Flora Brovinën: “Me të drejtë u quajt Luaneshë Shqiptare”

Në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë u mbajtë ceremonia përkujtimore për …