“Nuk të takon ta paragjykosh” – Avokati i Thaçit i përgjigjet Marta Kos për Specialen

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, i është përgjigjur Komisioneres së Bashkimit Evropian, Marta Kos, lidhur me vlerësimet për paanshmërinë e Dhomave të Specializuara në Hagë. Mishetiq ka thënë se nuk i takon Kosit të paragjykojë nëse Gjykata ka vepruar në mënyrë të paanshme në rastin e Thaçit. “Ende mbetet për t’u përcaktuar nëse Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë vepruar në mënyrë të paanshme në rastin e z. Thaçi. Nuk të takon ta paragjykosh këtë çështje”, ka shkruar ai në platformën X. Avokati i është referuar edhe një raporti të Komitetit për të Drejtat e Njeriut të Shoqatës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit, i cili ka ngritur shqetësime lidhur me pavarësinë dhe paanshmërinë e Dhomave të Specializuara.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu për Flora Brovinën: “Me të drejtë u quajt Luaneshë Shqiptare”

Në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë u mbajtë ceremonia përkujtimore për …