Identifikohen tri viktima nga mbetjet mortore të gjetura në tri zona

Kushtrim Gara ka bërë të ditur se janë identifikuar tri viktima nga mbetjet mortore të gjetura në tri zona, pas pranimit të raporteve të para të analizave të ADN-së. Sipas Garës, viktimat e identifikuara janë Idriz Rrecaj, Salim Meziu dhe Adem Beqiri, të cilët bëjnë pjesë në grupin e personave të rrëmbyer dhe të zhdukur me dhunë. “Janë mbetjet mortore në tri zona, për viktimat e grupit të intelektualëve, të rrëmbyerve dhe të zhdukurve me dhunë. Konfirmohet për Idriz Rrecajn, Salim Meziun, Adem Beqirin”, ka deklaruar Gara. Ai ka treguar se një nga lokacionet ku janë kryer zhvarrimet është Jabuka, ndërsa mostrat e para që kanë dhënë rezultatet e ADN-së janë marrë nga ky lokacion. “Zhvarrimet në Jabukë kanë qenë përgjigjet e para. Katër deri në gjashtë mostra janë të dërguara nga Jabuka, nga varri masiv”, ka thënë Gara. Sipas tij, deri më tani janë dërguar për analiza të ADN-së 29 mostra nga mbetjet mortore të gjetura, ndërsa nëse do të jetë e nevojshme, do të dërgohen edhe mostra të tjera. Procesi i identifikimit do të vazhdojë edhe për mbetjet e tjera mortore, ndërsa mostrat nga lokacionet e tjera do të dërgohen për analiza pas përfundimit të zhvarrimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Donika Gervalla

Njerëzit kërkojnë vetëm që Donika Shwarc të rikonfirmojë publikisht nëse ka dërguar apo jo prova në Gjykatën Speciale

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, është bërë “objektiv i …