Edi Rama për aktgjykimin e Hagës: “Një mort për së gjalli, nuk do ta pranojmë si fatalitet pa apel”

 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, duke e cilësuar vendimin si një “mort për së gjalli” dhe “varrosje të njerëzve të gjallë”. Gjatë një takimi me komunitetin shqiptar në Michigan të Shteteve të Bashkuara, Rama tha se e kishte të vështirë të gjente fjalët për ta komentuar atë që ka ndodhur në Hagë, duke e përshkruar situatën si “një pafuqi kombëtare përballë një marre ndërkombëtare”. Ai theksoi se në një shoqëri demokratike vendimet e gjykatave duhet të respektohen, por shtoi se respektimi i vendimit nuk e përjashton kundërshtimin e pasojave të tij. “Problemi në këtë rast nuk është të mos respektosh vendimin e gjykatës, por si të refuzosh varrosjen për së gjalli në emër të popullit, kur vetë populli nuk e gjen veten në atë vendim të dhënë në gjuhë të huaj”, deklaroi Rama. Kryeministri shqiptar tha se Shqipëria nuk mund të bëjë më shumë sesa t’i qëndrojë në krah Kosovës, ndërsa paralajmëroi se përfaqësuesit e zgjedhur të Shqipërisë do të kundërshtojnë atë që ai e cilësoi si “varrosje për së gjalli” të katër ish-drejtuesve të UÇK-së. Në fund, Rama iu referua procesit të apelimit, duke theksuar se aktgjykimi nuk duhet të konsiderohet si një përfundim i pakthyeshëm i çështjes. “Unë besoj se ai vendim nuk e pengon refuzimin e asaj varrosjeje si fatalitet pa apel”, tha Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Donika Gervalla

Njerëzit kërkojnë vetëm që Donika Shwarc të rikonfirmojë publikisht nëse ka dërguar apo jo prova në Gjykatën Speciale

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, është bërë “objektiv i …